
Policia spanjolle ka shkatërruar dy organizata të trafikimit të kanabisit duke sekuestruar 10 ton drogë në brigjet e Katalonjës dhe bëri të mundur arrestimin e 10 trafikantëve dhe 51 shtetasve të tjerë.
Për këtë operacion të pagëzuar si ‘Maius’, agjentët kanë arrestuar 19 persona në Algeciras dhe Tarragona, ku ndodheshin drejtuesit kryesorë të rrjetit.
Ndërsa në operacionin e dytë ‘Drift’, Garda Civile ka arrestuar trafikantin më të madh të hashashit në Katalonjë gjatë vitit të kaluar.
Bëhet fjalë, për një burrë me origjinë shqiptare, me banim në qytetin Viladecans të Barcelonës.
Rrjeti ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë , por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishoi vlerën në tregun e zi.
Në këtë rast, ata i blenë varkat në Galicia dhe Portugali. Pasi i transportuan në Katalonjë, ata i përgatitën në një punishte, që ndodhej në Cambrils, ku kishin një mekanik detar, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e narko -skafeve për të mbërritur në Afrikën e Veriut për të marrë drogën.
Operacioni “Drift”, i cili përfundoi të martën e kaluar, ka rezultuar me 30 të arrestuar në Alicante, Tarragona, Barcelonë, Murcia dhe Ishujt Balearik, si dhe ndërhyrjen e pesë trafikantëve të drogës dhe më shumë se 5 mijë e 700 kilogramë hashash.
Shikoni se mos i del emri kunatit te Majlinda Bregut, Vis brinjarit.