Ra nga skela e ndërtimit, 58-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës në Itali

17 Prill 2024, 13:33Kronika TEMA
Ra nga skela e ndërtimit, 58-vjeçari shqiptar humb jetën

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë rrëzimit nga një lartësi prej 4 metrash në Asola, në zonën e Mantovës.


Ai po punonte me dajën e tij për rinovimin e një ndërtese, por në momentin që ra nga skela e ndërtimit ishte vetëm.

Sipas mediave italiane viktima i identifikuar si Abdulla Bisku gjeti vdekjen e menjëhershme pas rrëzimit më tokë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Aktualisht viktima jetonte me familjen e tij në Asola, vetëm 300 metra larg vendit të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje