Raporti i antimafias italiane: Ja kush e transporton marijuanën në Itali nga Shqipëria

14 Prill 2023, 13:30Kronika TEMA

Raporti i antimafias italiane: Ja kush e transporton marijuanën në

Një raport i Antimafies Italiane tregon se grupet kriminale shqiptare vijojnë të furnizojnë shtetin fqinj me kanabis. Pika kryesore hyrëse është porti i Brindisit.

Për shtetet fqinje si Italia, grupet kriminale shqiptare vijojnë të konsiderohen si faktor kyç në tregun e kontrabandës së lëndëve narkotike.

Sipas raportit të vitit 2022 i drjetoirsë së Hetimit Antimafia të Italisë, brigjet e brindisit  vazhdojnë të përdoren nga kriminelët shqiptarë si një vend zbarkimi strategjik për të kontrabanduar ngarkesa të mëdha marijuane.

Media italiane Telerama news i ka kushtuar një artikull të gjatë gjetjeve të këtij raporti të cilat flasin për 6 mujorin e parë të 2022-shit.

Në artikull shkruhet se  shtetasit shqiptarë kujdesen për furnizimin me drogë nga vendi i origjinës, ndërsa aspekti logjistik dhe transporti i besohet italianëve.

Veç kësaj marrëdhënie, raporti evidenton se në lojë janë edhe interesa me grupe të tjera kriminale, kryesisht kalabrezë, përmes marrëdhënieve klientë/furnizues.

Operacionet e forcave policiore për të goditur krimin e organizuar në Brindisi, kanë dhënë ndikimin e tyre tek krerët e klaneve vendase. Çka do të thotë se mungesa e figurave të forta të këtyre klaneve, ose do të çojë në përhapjen e grupeve të vogla të trafikut të drogës, ose do të çojë në riorganizimin e aseteve kriminale.

2 Komente

  1. P
    Pickaxhiu

    Sa droge keni kapur?...apo keni kapur karin dhe merreni me llafe

    Përgjigjjuni
    1. g
      gopisti

      Hahaha - e bukur

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje