Raporti i OKB: Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë

16 Mars 2023, 11:09Kronika TEMA

Raporti i OKB: Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë në tregun e

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për COVID. Ky është përfundimi që ka arritur një raport i ri i Kombeve të Bashkuara në lidhje me prodhimin dhe trafikimin e kokainës.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit me 35% midis 2021 dhe 2022 në nivele rekord.

Në raportin e këtij përmendet më shumë se 30 herë emri ‘Albania (Shqipëria)’ ose ‘Albanian (shqiptarë)’, duke i vënë një rol shumë të madh grupeve kriminale shqipfolëse në tregun botëror të drogës.

Raporti thotë se nga Holanda shpërndahet kokaina drejt vendeve të tjera evropiane dhe bandat shqipfolëse duket se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, sidomos në trafikimin drejt Shqipërisë dhe Italinë. Një destinacion tjetër i rëndësishme është ai i Mbretërisë së Bashkuar, ku është vlerësuar se grupet shqipfolëse të ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm në treg.  

Gjetjet sugjerojnë se qendra të reja për trafikim janë shfaqur në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.

Raporti tha gjithashtu se trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët. Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet.

Ndërsa raporti thoshte se tregjet në Afrikë dhe Azi ishin "ende të kufizuara", Ghada Ëaly i OKB-së tha se potenciali që tregu të zgjerohej atje ishte një realitet i rrezikshëm. Raporti Global mbi Kokainën nënvizon se rritja e prodhimit ishte rezultat i një zgjerimi në kultivimin e kokainës, si dhe përmirësime në konvertimin e kokainës në kokainë pluhur.

 

1 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    E çfar raporti ,kjo tregon se Shqiptaret mbas vitit 90 moren aratine neper vendet e botes dhe i mesuan hilet e ketyre qe benin te gjitha te zezat ne bote .drogen nuk e shpiken shqiptaret por e gjeten mes jush o te degjeneruar qe mundoheni tua hidhni shqiptareve ,ata qene me te zgjuar dhe jua rrembyen hilete .,ju lumte shqiptareve .po Las Vegas si u ndertua ? Nga mafiozet e droges .Rregulloni vendet tuaja pastaj etiketoni Shqiptaret .Forca SHQIPERIA .

    Lini një Përgjigje