Aqif Konesha është i afërmi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës që kanë rënë në pranga për abuzimin me tenderin e ujësjellësit. Lefter Alla ka favorizuar të afërmin e tij Konesha për të bërë punimet e ujësjellësit.
Alla dhe 12 zyrtarë të tjerë janë arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave në tendera.
Në njoftimin e SPAK, thuhet se Alla duke shfrytëzuar postin si kryetar së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.
Në arrest me burg janë lënë: Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arseb Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha ndërsa në arrest shtëpiak: Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku.
Kur themi" ndiq parane", nuk e kemi fjalen per " ndiq qindarkat" ????
Po kto të saliut kshu jane hajdutë se të ishin të rilindjes do punonin dite nate per popullin duke i futur ndonjë vizë të bardhe kunder lodhjes