Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë, rrëfehet vëllai i Elena Hysës: Po të isha në shtëpi, s’do ndodhte! Tani kam probleme me familjen e gruas

15 Mars 2023, 16:37Kronika TEMA

Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë,

Erjon Hysa, burri i Hasime Dafkut e cila u vra nga Dan Hutra teksa ishte shtatzënë, ka folur për ‘Pa Gjurmë’.

Ai thotë se "po të isha unë në shtëpi nuk do të kishte ndodhur kjo masakër", pasi ndodhej në Gjermani.

Ai ka humbur bashkëshorten dhe motrën, por prpblemet nuk kanë të sosur për të, pasi familja e Hasime Dafkut e ka bërë atë fajtor.

Pjesë nga intervista:

Erjon Hysa: S’ka fjalë… nuk ka fjalë, nuk di si ta përshkruaj


Odeta Dume: Erion ju keni qenë në Gjermani në atë kohë ?


Erjon Hysa: Në Gjermani kam qenë se po të isha në Shqipëri…(hesht)


Odeta Dume: Ju jeni vëllai që keni humbur dhe bashkëshorten?


Erjon Hysa: Po…


Odeta Dume: Po ju e keni ditur që ky ka qenë një person problematik që e ka kërcënuar ?


Erjon Hysa: Po kush e ka ditur çfarë njeriu ka qenë ky, nuk e ka ditur njeri


Odeta Dume: Unë dëgjova se ju tashmë keni probleme edhe me njerëzit e ish-gruas, të ndjerës


Erjon Hysa: Po (hesht)


Odeta Dume: Po gjëndja e motrës dhe e nënës si janë ?


Erjon Hysa: Pak më mirë, kur të dalin ato do flasin, se ato e dinë më mirë


Odeta: Jam me familjen tuaj, jam me dhimbjen tuaj


Erjon Hysa: Faleminderit shumë!

1 Komente

  1. t
    tata luigji

    Ikja e juaj ka sjelle probleme te medha ne blegtori dhe bujqesi, po skeni cfare te beni vetem te vrisni njeri tjetrin tani kg mishit iku ne 15 kg po te ishit atje ku ishit skishim keto probleme fuck u all

    Lini një Përgjigje