11 zyrtarë të bashkisë Bulqizë, përfshirë këtu kryetarin Lefter Alla dhe nënkryetaren Enkeleda Lleshi janë arrestuar.
Bëhet fjalë për Rubin Kolën, Erion Isakun, Leonard Dacin, Arseb Gjokën, Kujtim Zogun, Denis Xholin, Rasim Dacin, Dalo Gazidedjan dhe Aqif Koneshën. Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku janë në arrest në shtëpi.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shkelur barazinë e pjesëmarrjes në tendera. Mbi ta rëndon edhe akuza e shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjalë për tenderin e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro.
Lini një Përgjigje