Rozeta Dobi lë qelinë, “pastruesja e 500 mijë Eurove” përfiton nga amnistia penale

15 Korrik 2026, 11:50Kronika TEMA
Rozeta Dobi lë qelinë, “pastruesja e 500 mijë Eurove”

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë të mërkurë lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Dobi u arrestua në janar të vitit 2023 për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, ku punonte prej rreth pesë vitesh si pastruese.

Gjatë hetimeve, policia ushtroi kontroll në banesën e Rozeta Dobit, ku u gjetën dhe sekuestruan 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe një sasi bizhuterish floriri, të fshehura në tubin e aspirimit. U sekuestruan gjithashtu 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhja.

Çështja mori jehonë të madhe publike jo vetëm për shumat e konsiderueshme të parave të gjetura, por edhe për hetimet që pasuan mbi origjinën e tyre.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Rozeta Dobi ka rifituar sot lirinë, duke lënë qelinë e burgut të Pojskës si përfituese e amnistisë penale.

2 Komente

  1. P
    Pensionisti

    Po paratë, i mbajti për vehte apo ja dhanë punonjses se Ahmetajt ?

    Përgjigjjuni
    1. I
      I mori prokurori per gjykatesin ...

      Parate ia dha prokurorit e gjykatesit qe ta denonin sa me pak...E ke parasysh ligjin e maliqin....Po ti qendronin ligjit do I sekuestronin gjithcka qe kjo posedon per te kthyer 500 mije te vjedhura dhe demin moral nje 200 mije te tjera...pra edhe vathet duhet tia shkulnin nga veshet dhe gjat gjithe jetes duhet te paguant c mberej pa paguar...I Rane shkurt...e denuan 2_3 vjet I dhane amnisti dhe I thane I gezofsh parate qe vodhe...ne fakt I thane trandmsferoi ne llogarine tone ne Dubai

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje