Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK dërgon për gjykim Altin Hajrin

16 Dhjetor 2022, 14:56Kronika TEMA

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK dërgon për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.

Në ambientet e kompleksit të tij u dërgua Jan Prenga, për të cilin SPAK, bazuar në prova filmike, thotë se e ka të konfirmuar së është vrarë, pavarësisht se gati 3 vite pas ngjarjes nuk ka gjetur kufomën.

Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme dënoi në 29 shtator të këtij viti me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili, i vetmi person i arrestuar, i cili sipas gjykatës ka marrë pjesë në mënyrë direkte në zhdukjen e kufomës.

Si ndodhi ngjarja:

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 3 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.  Ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Lini një Përgjigje