
Adnan Xholi, një nga tre kandidatët për t’u bërë kreu i SPAK është pyetur nga anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Zonja Sejti, se çfarë pritshmërie do ketë komuniteti nga ai sepse sipas saj është pjesë e institucionit më të paguar.
Sejti: Nuk më pëlqen fakti që vini përsëri me të njëjtën mbiemër superior për prokurorët e Strukturës së Posaçme sepse njësia juaj matëse nuk është statistika, njësia juaj matëse është pritshmëria dhe pyetja ime është çfarë pritshmërie do kemi jo ne, por komuniteti sepse jeni institucioni më i paguar, më i vlerësuar, më i vëmendshëm, më i pranishëm nga gjithçka tjetër që mund të ketë një magjistrat.
Kush do jetë para publikut, para komuniteti, para gjithë shqiptarëve të Shqipërisë dhe të huaj ata që ju do i çoni atje ku kanë vendin për këto 30 vite?
Andan Xholi: Duke qenë se unë me të vërtetë nga muaji Shtator i vitit të kaluar kam filluar punën efektivisht pranë asaj strukture, por kam qenë edhe shumë vite të tjera pranë të njëjtës godinë, por tashmë me emër të ndryshuar dhe në lidhje me superioritetin e prokurorëve e them me bindje dhe përulem para kolegëve, për atë punë që kanë bërë, pavarësisht se pritshmërisë së opinionit publik për të ndëshkuar këto që bën një deklaratë publike nga mëngjesi në darkë dhe të nesërmen ne do vemi me hetuesit e BKH që t’u vëmë prangat.
E nderuar zonja Sejti ne jemi juristë, jemi njerëz qytetarë, nëse do kemi prova të tilla të cilat vënë para dyshimeve të arsyeshme se një zyrtar i lartë është i përfshirë në aktivitet kriminal, nuk do i shpëtojë kthetrave të BKH, pa vajtur para kësaj godine.
Por jo me opinione dhe jo me fjalë boshe, prandaj janë këto struktura që duhet të mbledhë provat e pakundërshtueshme në kohë reale dhe të bëjë hetime sa më cilësore dhe patjetër Struktura e Posaçme me anti-korrupsion është krijuar falë vullnetit politik, mbështetjes së partnerëve tanë, SHBA dhe BE, janë pikërisht për të goditur korrupsionin në nivelet e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar bashkë me terrorizmin.
Ajo godinë, pikërisht me ato subjekte ka për detyrë që të merret dhe do merret. Ne që punojmë çdo ditë dhe çdo natë atje, një diçka mund të them e nderuara anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë harruar ditët e pushimit, orare zyrtare. Aty punohet 24 orë në 24.
Nuk mund ta dijë publiku se si punohet dhe çfarë bëhet. Në momentin që do dalin rezultate konkrete, nuk jemi nga ajo trupë prokurorësh të cilët mendohet dhe flitet në publik që jemi struktura më e mirë paguar . Jemi një strukturë që paguhemi njësoj si gjithë të tjerët.
Grupi i pagës që paguhen prokurorët e Prokurorisë së Posaçme është grupi G3, sikundër merrni ju, marrin prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme gjyqtarët e lartë Gjykata Kushtetuese. Shtesat në vjetërsi apo shtesat sepse ne kemi hequr dorë nga privatësia rrit këtë pagë, por paga është e barabartë sa një drejtor në kryeministri, sa një sekretar i përgjithshëm dhe sa një prokuror i këtij grupi.
Grupi i pagës është G3, pjesa tjetër, kush ka kurajën dhe vullnetin që të heqë dorë nga privatësia, ne nuk kemi patur asnjë gjë për të fshehur , kemi vajtur atje, paguhemi 80% më shumë se të tjerët, kush të dëshirojë, të aplikojë, nëse fiton vullnetin tuaj, le të paraqitet dhe të marrë këto lloj privilegje.
Keni dal per peshkim,por deri tani keni zene cironka,ai vemja i nyt kryetari juaj,Arben Kraja,na ringjalli Llallen,ky eshte perceptim,dhe eshte veshtir te iki.
Pika, pika... Këta prokurorë nuk dinë gjuhën shqipe. Nuk thuhet në shqip "punojmë 24 ore në 24". Është gabim. Thuhet punojmë 24 orë pa ndërprerje, ose po ta kesh zgjeruar anën intelektuale duke mësuar Anglisht, mund të përdorësh shprehjen 24/7, që do të thotë non stop. Por jo 24 orë në 24. Po kujt ja u them dhe unë; këtu në këtë vend qytetaret kanë ikur në kurbet, gjithë fshataret kanë zbritur në qytet për të mbushur vakumin e lënë, dhe po bëjnë karrierë dhe para. Vend i mbaruar, me plehra dhe fytyra të shtrembëruara.