Zgjedhja e kreut të SPAK, Adnan Xholi: Koha të bëjmë hapa cilësorë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kam eksperiencën e duhur

16 Dhjetor 2022, 10:50Kronika TEMA

Zgjedhja e kreut të SPAK, Adnan Xholi: Koha të bëjmë hapa

Prokurori Adnan Xholi ka prezantuar sot para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidaturën e tij për kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Xholi ka thënë se nuk ka konflikt interesi, teksa ka vlerësuar punën e SPAK në këto vite. Ai është shprehur se mendon se ka ardhur koha që tashmë trupa e SPAK të bëjë hapa të mëtejshëm cilësorë në drejtim të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E kam plotësuar deklaratën për konflikt interesi dhe nuk jam në kushtet e konfliktit të interesit. Jam një nga kandidatët që kanë shprehur vullnetin për Prokurorinë e Posaçme. Me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale, hetimore për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme siç është dhe Prokuroria e Posaçme.

Krahas rezultateve të shkëlqyera që ka arritur Prokuroria e Posaçme, mendoj se ka ardhur momenti që trupa të vijojë me hapa të mëtejshëm cilësorë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vij sot këtu si kandidat që ka 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka vijuar nga roli bazë dhe duke ngritur të gjitha shkallët”, u shpreh prokurori Xholi.

Xholi tha se si kreu i SPAK, pasi nuk heq dorë nga roli si prokuror do të përkushtohet personalisht për të ndihmuar përmes eksperiencës dhe kontributit, kryesisht në luftën kundër korrupsionit të lartë.

“Si drejtues do të duhet që krah bashkëpunimit, raporteve dhe menaxhimit, do të duhet që dhe vetë drejtuesi të marrë përgjegjësitë e tij, sidomos kur ngarkesa ndaj asaj strukture është në rritje. Të vendosë vëmendjen e duhur te çështjet e korrupsionit të lartë. Drejtuesi duhet të jetë pjesë e grupit dhe të japë eksperiencën e tij, kontributin e tij”, deklaroi prokurori Xholi.

 

7 Komente

  1. T
    Tirane

    Ku shkrim promovon kandidatin Xholi. E Xhli eshte njeriu i Rames.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Kryetari i SPAK-ut po nuk vuri prapa hekurave Salinë dhe Metën më mirë mos e marë këtë detyrë.Si mund të thuhet SPAK është i kërcënuar kur ka arën dhe gurin në dorë?Ata që kërcënojnë pse nuk i thuhet publikut cilët janë?Ai që ka frikë nuk është për prokuror..

      Përgjigjjuni
      1. g
        gezimi

        Ka nje jave e me shume qe diskutohet nje hall i madh se kush do zgjidhet kreu i spakut... Kjo vjen ngaqe nuk e kuptojne ende rolin e drejtuesit te spakut... ESHTE NJE HIC GJW... vecse kontrollin e orarit te ardhjes ne pune ka ne dore... cdo prokuror i spakut eshte i pavarur dhe as e rruan fare per drejtuesin.. gjithe kjo konkurence eshte per kta prokurore qe kan ambicje edhe per tu dukur, per te qwnw nw qwndwr tw mediave, sepse ende kultura e shqiptareve e kujton drejtuesin si Rrapi Mino a Aranit Cela nw kohw..sa per "perplasjen" Kim- Rama kjo eshte nje fllucke sepse kushdo qe te jete ne krye, ska shanc ti bej karshillek amerikanwve ...Ndersa per hallin e Rames, edhe ai e kupton qe drejtuesi ska gjw nw dorw, por jane prokuroret e thjeshte ata qw tw bwjnw gjwmwn nwse kan prova dhe duan...ajd shendet..

        Përgjigjjuni
        1. P
          Psl Vata xhaxhaj i Mimi Kodhelit

          Djali Prof. ZIJA Xholi nga Korca Rrnofte Dinastia Komuniste Hoxhiste ne gjurmet e babaes qe i sherbeu Enverit , vazhdo dhe Xoli Xhunjor sherbeu bijve te Blloku Je nga tanet sic thoshte rendome Shoqa Nexhimje Hoxha .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Psl Vata xhaxhaj i Mimi Kodhelit

            Djali Prof. ZIJA Xholi nga Korca Rrnofte Dinastia Komuniste Hoxhiste ne gjurmet e babaes qe i sherbeu Enverit , vazhdo dhe Xoli Xhunjor sherbeu bijve te Blloku Je nga tanet sic thoshte rendome Shoqa Nexhimje Hoxha .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Katundari Antikomunist

              A a dine valle Ambasada Amerikane se Djali i Prof. Zija Xholit eshte perfaqsues i dinastiste Hoxhiste, bukur shume Enveri eshte ende med nedh...

              Përgjigjjuni
              1. W
                Whitesnake

                Te gjithe e plotesojne kriterin qe kerkon posti qe aspirojne te ushtrojne megjithate ky me duket me afer si formatit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje