
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesor të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.
Nga ana tjetër Adnan Xholi, me eksperiencën e drejtuesit në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për herë të parë synon kreun e SPAK. Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar.
Sakaq, kreu i SPAK në detyrë Arben Kraja, ka uruar tre kandidatët që garojnë sot për t’i zënë vendin. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kraja shkruan se SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë
“Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkruan Kraja.
11 anëtarët e KLP-së që do të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.
KLP-ja, në zgjedhjen e kreut të SPAK, do të vlerësojë 7 kritere që janë: eksperienca në ndjekjen dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture, eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative, eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprim me median, aftësitë në drejtimin të burimeve njerëzore, vizionin për drejtimin e SPAK si dhe imazhin që ka në publik si prokuror.
Kriteret e vendosura favorizojnë kandidatët që kanë referuar në gjykatë dosje të ‘nxehta’ korrupsioni dhe krimi, që kanë në dorë dosje të bujshme me vëmendje të lartë publike dhe që janë në fokusin e mediave. Megjithatë, në fund do të jenë anëtarët e KLP-së që do të votojnë. Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota, zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.
Kraja paska folur per detyrimet ligjore te SPAK! Ato dihen or i deshtuar, por duhen prokuror me integritet, te afte e me b*le!
Jep mesash nje skuth e palaco
Jep mesazhe nje ideshtuar në Kryerjen e detyres që ju ngarkua. E ju thote beni si bera une, d.m.th. ( BENI SIKUR PUNONI) E KERKONI NGRITJE RROGE SI E KERKOVA UNË.