Dënohet me 3 vite shërbim prove ish-gjyqtarja Mimoza Margjekaj: S’u përmbys bota, shyqyr nuk është koha e Enverit të më varin

15 Dhjetor 2022, 15:20Kronika TEMA

Dënohet me 3 vite shërbim prove ish-gjyqtarja Mimoza Margjekaj:

Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion, për marrjen e një ryshfeti prej 6 mijë euro përmes bashkëshortit të saj, për ndryshimin e vendimit ndaj një të dënuari për trafik emigrantësh.

Dënimi me burg nga Gjykata e Posaçme është konvertuar në 3 vite shpërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar shërbime publike për 5 vjet.

Me nga 3 vite burg janë dënuar shtetasit e pandehur, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj. Ndërsa Nejton Bali u dënua me 1 vit e 2 muaj burg.

Sipas prokurorëve të SPAK ata i kanë dhënë gjyqtares një shumë prej 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, vëllait të Nejton Balit i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndryshim që më pas ndodhi efektivisht nga Apeli i Korçës.

Në pëfundim të seancës gjyqësore në ambientet e SPAK, ish-gjyqtarja Margjeka e ka quajtur si hakmarrje ndaj saj, duke hedhur akuza për ish-kolegët në sistemin e drejtësisë.

‘Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni.

Unë kam ik nga Durrësi nga krimi nga korrupsioni. Nuk i besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë  e di ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin.

Unë e di që këta njerëz kanë qenë të porositur. Familja ime e gjen një zgjidhje. Nuk e kam me pasion të bëj punën e gjyqtarit. Do ja dalim. Ju erdhët sot sikur çfarë ka ndodhur. Mozës t’ja fusësh gjithë botën para, thotë e drejtë. E kam dhe genetikën t’i përballojmë pasojat. Të kishin qenë gjithë gjyqtarët si unë në punën e vet. Ishte jo ligjore.

Më erdhi keq që prokuroria ka ardhur këtu. Prokuroria ka prova për dikë tjetër. Janë prova që janë marrë 7500 euro, ata avokatët që punojnë me SPAK e kanë lindur fëmijën në Amerikë. Ne e dimë cfarë po bëhet. I thashë SPAK, puna ime është e parëndësishme. Në këtë botë rrotullohen gjërat, asgjë nuk është absolute, të durojmë të shpresim dhe shpresojmë. Nëse të gjithë jeni të lumtur kështu.

Nëse gjërat janë me litarin që tërhiqen, s’ke pse shpreson. T’ju humbë shpresa jerëzvde e të gjithëve. Të gjithë e dinë se si jeni në presion.’- tha Margjeka.

9 Komente

  1. A
    Arian

    Po lereni mor ne burg ketë lloj gjyqtareje

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuksiani

      Te gjithe tropojanet qe punojne ne shtet jane kamikaz te berishes!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lezhjani

        Jo more jo se Tropojan me te mire se Rektori i Arteve MALAJ nuk ka dhe mos i fut gjithe tropojanet ne nje thes ti mut > Malaj nuk eshte kamikaz i Berishes por besnik i Partise dhe Edi Rames socialist i terbuar

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjin Bue Shpata

        Tpike alpine

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Vata

          Tropojane eshte dhe kjo motra e zuskes Elisabeta Ymreaj kushurira e Berishes, pse po cditeni te gjithe Gjygjtaret dhe Prokuroret ne keto 32 vjet Fshatare te Saluit kene qene. Mjerke ky popull cfare kafshesh ka mbajtur ne shpine. ......hajdut,kriminele,spiuna te Sigurimit te Shtetit,modeli i Saliut....Rrnofte Cuen Qim Peka i Muxhahedinit Maxhun....

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen Kurvari

            Po me sa di une Maxhun Peka ka qene ambasdor i Everit ne France dhe si qenka "Muxhaidin" Ik tutje ti grek i felliqur shporru dhe mos na ngaterro ketu

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tani

            Maloke Tropoje plehra hesapi...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Driani.

              Kjo intelektualja mos eshte motra e Bislim Ahmetajt se dhe ai eshte Inlektual pa shkolle u be Dr. Shkencash. E prezanton veten Dr. Pedagog mortja qe du ha o shpellare pa turp...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sheqerja

                Cfare gjykate e denoje kete qelbesire tropoje me sherbim prove,pjedhe saliihii te sheqeres ,mbushi Shqiperine me qenje e shaka ne gjykata e prokororite,polici ,gjeje vetem shpellaket e tropojes

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje