
Policia e Tiranës zbardhi pas 5 vitesh një ngjarje shumë të rëndë, vrasjen e 61-vjeçarit Mehdi Kurt-Deda.
Ai u dhuna barbarisht dhe më pas u dogj për së gjalli. Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga Marjeta Karaj, 56 vjeç dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota. Në kërkim u shpall djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj.
Gazeta ka sjellë detaje të reja në lidhje me hetimet e ngjarjes. Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota kanë dhënë deklarimet e tyre. 56-vjeçarja, e cila dyshohet si urdhëruese e ngjarjes, ka refuzuar përfshirjen në krim.
Ajo është shprehur se ka patur njohje me viktimën. Por Gazmir Ngota ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajn, të cilin në atë kohë e ka patur shok. Ai është shprehur se gjithçka ka ardhur si pasojë e borxhit prej 10 mijë Eurosh.
Merin Maçi: Të paktën nga informacioni që kam pranë grupit hetimor Marjeta Karaj, e cila dyshohet se është edhe personi që mund të konsiderohet si urdhëruese i këtij akti të rëndë, i cili u ndërmor nga djali i saj Besmir Karaj dhe shtetasi tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”, Gazmir Ngota, janë persona të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre.
Marjeta Karaj ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në këtë krim, duke thënë se ka patur edhe njohje me viktimën, por nuk ka pranuar të ketë gisht në ekzekutimin e tij, fillimisht dhunimin e më pas djegien.
Ndërkohë ka qenë pikërisht Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajin, të cilin në atë kohë e ka patur shokë dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e një borxhi prej 10 mijë eurosh, fakt ky që u pranua edhe ditën e sotme nga kreu i Drejtorisë së Tiranës. Ka qenë pikërisht një borxh i pashlyer që u bë shkak për atë ngjarje të rëndë.
Policia tha në një deklaratë ditën e sotme se shkak i ngjarjes do të bëhej një borxh i pashlyer prej 10 mijë Eurosh që viktima i kishte Marjeta Karajt.
Autorët e kanë transportuar Kurt-Dedën në një zonë pyjore në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.
bushter, anetare e Lishit te Dhise
Te dyja palet jane te se njejtes kategori. Llum. Ska burre më legen se ai qe i merr borxh nje gruaje dhe nuk ja kthen.
Une nuk kam degjuar qe ne Shqiperi te flitet me leke po edhe borxhet dhjetemijeshe merren ne euro! Kaq e varfer eshte Shqiperia?!
Kur bejn ashu dhe keto fytyra ..mos ngelçim mè ne qè dhe çoç jemi.....
Ka deklaruar qe cmimi i benzines me te cilin e dogji sihte i larte dhe kerkon demshperblim
Cfare ndyresirash dhe kriminelesh dhe pastaj ju qelbesirat e ketij portali akuzoni me pa te drejte verioret kur emrat i paskan Marjeta, Karaj dhe Ngota
Ndoc Fran Frrok ta ngop Ujka..ik mer karr,ju palloni e vrisni njeri tjetrin pas shpine!
Po mire po leket a i mori mbrasht?
Ajo çeshtja e borxhit duhet sqaruar . Nese eshte e vertete ky miku s'paska qene fare pa faj. Nese jo keta te tre qenkan te çmendur . Sepse çdo vrasje e ka nje motiv.
po kjo pse shkoi me kte? ka prit me i marre leke ktij ky pervecse i ka zhyt rroten e ka rrjep dhe nga leket aty pastaj ska mbajt me pilafi familjarisht hahahahah
partit/Banda qe udhehiqen nga bastrade Kriminele Hajna Tradhetar si ilyer mutaj dhe saleh hamuti vicidolit , jane te gjithe Kriminele ,njerez qe duhet te zhduken nga shoqeria Shqiptare ,jane E Keqja e Shqiperise koncentruar ne Politike , qe Kultivoj Bota per me i shkaterru Shqiptareve jeten ,me llojin e vet ,pa qen nevoja ,qe te HUjat te konsumojne njerez per Shkaterrimin e Shqiperise . Dhe kta Maskarenje putana e kriminele kafshe fshatrash e shpellash , kte rrace Toksike te shoqerise Shqiptare e vendosi edhe ne Institucionin e Drejtesise , nji nga Shtyllat Kryesore ,qe mban ose ben te lekundet Shteti dhe Anarshia Krimienelet LLumi te mbulojne jeten e shqiptareve . Eshte e pakoncpetueshme qe ky popull ,te cirret per Drejtesi dhe mos reagoje kto Banda te Se Keqes ne Shqiperi e ti zhduke nga jeta e tyre
E ka vrare se indjeri nuk e ka ngopur.
Nuk ka faj ai qe vret, por ai qe vritet- thote populli...