
Besnik Pjetri, i cili verën që lamë pas vrau ish-vjehrrin dhe kunatin e tij në Lezhë ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht të këtij viti ku Besnik Pjetri vrau, babë e bir, Pjetër Perjaku dhe Gentian Pjeraku.
Krimi i rëndë ndodhi në Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij.
Autori ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, mirëpo konfliktet ishin të vazhdueshme për pronat dhe pasurinë.
Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.
Lini një Përgjigje