Saimir Tahiri i drejtohet Gjykatës së Lartë: Të pezullohet qëndrimi në burg, cenon interesat e mia

21 Prill 2022, 13:43Kronika TEMA

 Saimir Tahiri i drejtohet Gjykatës së Lartë: Të pezullohet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do t’i drejtohet sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të pezullohet qëndrimi i tij në burg. 

Sipas Tahirit vendimi cenon interesat e tij. Bashkë me ish-Drejtorin e Policisë së Vlorës ata kërkojnë shpalljen të pafajshëm nga Gjykata.

Ndërkohë, pak ditë më parë ishte SPAK që iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë duke kërkuar cilësimin e veprës penale “trafik droge në kuadër të grupit strukturuar kriminal”. Po ashtu SPAK kërkoi nga kjo gjykatë kthimin e dosjes sërish për rigjykim në Apel me një trupë të re gjyqtarësh.


Prokuroria shprehet se Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela duhet të gjenden fajtorë për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dënohen me nga 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbret në 8 vite heqje lirie.

Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg më 5 Shkurt nga ana e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ndërsa ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela është liruar disa javë më parë pasi kishte shlyer 2/3 e dënimit. 

 

Lini një Përgjigje