Shpërndante kokainë e kanabis, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

29 Janar 2025, 16:13Kronika TEMA
Shpërndante kokainë e kanabis, arrestohet 32-vjeçari në

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Ermando Lekaj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Lezhës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kokainës, organizuan operacionin policor “Holder”.

Nga ky operacion, policia ka sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit. Kontrolli u krye në automjetin dhe në banesën e të arrestuarit nga ku u gjetën dozat e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje