Policia ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh teksa shpërtheu makina e dy vëllezve që mbetën të plagosur. Sipas policisë dhe pas ekzaminimeve të Repartit Renea, nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Lënda e shpërthyer ishte e vendosur në kroskotin e automjetit dhe bëhet fjalë për lëndën plasëse Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, e cila mund të ketë shpërthyer për shkak të nxehtësisë.
"Për sqarimin dhe dokumentimin e këtij rasti u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe në vendngjarje shkoi edhe njësia antieksploziv e Repartit Special Renea, për të kryer ekzaminime të mekanizmit e rrethaneve qe kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në automjet.
Në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive) por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë.
Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe nuk ka asnjë indicje për veprim kriminal ndaj të dëmtuarëve."
Kjo lende plasese , qe ne e quajme dinamit , nuk explodon edhe po ta hedhesh ne zjarr . Ate e ben te explodoje detonatori ( kapsolla ) e cila plas ne sajë te fitilit me zjarr dhe detonacioni i saj bën te detonoje edhe dinamitin . Por per kete mund te flasin me sakte njerezit qe kane punuar me kete si p. sh. ata qe kane punuar ne miniera , ne hapjen e tuneleve etj. Mua me duket i çuditshem ky lloj shpjegimi nga ana e policise !?