Shpërthen tritoli në një makinë në Gramsh, plagosen rëndë dy vëllezërit biznesmenë

21 Korrik 2024, 18:36Kronika TEMA
Shpërthen tritoli në një makinë në Gramsh, plagosen

Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen lagjen “Xhile Liç” të Gramshit, ndërsa dy persona që ndodheshin në mjet, vëllezër, kanë mbetur të plagosur. 


Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se vëllezërit e identifikuar si Algert dhe Erald Mine, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Nga informacionet e grumbulluara, rezulton se vëllezërit merreshin me biznes, ku njëri zotëronte një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton. Nga hetimet paraprake dyshohet për tritol, por mbetet ende një pistë hetimi.

Lini një Përgjigje