Atentati me 3 viktima në Memaliaj, eksperti Softa: Autorët mund të jenë arratisur drejt tokës greke

21 Korrik 2024, 12:18Kronika TEMA
Atentati me 3 viktima në Memaliaj, eksperti Softa: Autorët mund

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka analizuar alternativat e mundshme për kapjen e autorëve të masakrës në Memaliaj.

Sipas analizës së ekspertit mundësitë që autorët të jenë arratisur drejt tokës greke janë të mëdha, kjo pasi grupet kriminale janë të prirura të përdorin “shtigjet e gjelbra” për humbjen e gjurmëve.

“Mundësia është të jenë brenda territorit sepse janë njoftuar në kohë Pikat Kufitare. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë përdor edhe ndonjë shteg të gjelbër sepse janë zgjidhje që i përdorin grupet kriminale edhe për futjen e emigrantëve të paligjshëm”, - tha eksperti në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania.

Sipas tij, ngjarje të tilla madhore kërkojnë angazhimin e instancave kompetente sepse atentate të këtyre përmasave edhe sot e kësaj dite kanë mbetur pa autorë.

Nga atentati në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

2 Komente

  1. R
    RAIFI

    Aty ku nuk ka pas shtet shqiptar për 34 vite normalisht se krimi do lulëzon.Ai shpesh është i porositur nga greku e serbi të cilët e kanë situatën në dorë në të gjithë Shqipërin.Ditë të zeza po vijnë për Shqipërinë dhe shqiptaret.Ndodhta është normale kur për 34 vitevudheheqën dhe vazhdojnë edhe tani agjentet serb.

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje