Shyqo Kalemi, shenjestra e masakrës në Memaliaj, i plagosur rëndë mbeti vëllai. Dyshohet hakmarrje ndaj të birit

21 Korrik 2024, 09:20Kronika TEMA

Shyqo Kalemi, shenjestra e masakrës në Memaliaj, i plagosur

Personi në foto është Shyqo Kalemi. Ai ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Memaliaj, ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë.

Ndërsa i plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vetë Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë ‘smart’. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

3 Komente

  1. t
    totololi

    Vrituni halera. U shofshi e u mbarofshi ishalla. (Po as po shuheni e as po mbaroheni ta haje dreqi).

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar Sunit nga Ballkani

      Allahu Akbar. Ne xhenetprehet shpirti i nje tjetri shqiptar me emrin Shyqo….

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Ah shyqo shyqo te rrjepsha koken.....cna bone mer qafir!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje