Përfshihet në aksident minibusi me turistë shqiptarë në Itali, raportohet për 16 të plagosur!

20 Korrik 2024, 17:56Kronika TEMA
Përfshihet në aksident minibusi me turistë shqiptarë në

Një minibus me një grup turistësh shqiptarë është përfshirë në një aksident në Itali.

Sipas informacioneve të para nga mediat italiane, raportohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një defekt në frena.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00, në zonën e Santa Venerina.

Prej 16 të plagosurve vetëm njëri prej tyre është dashur të transportohet me autoambulancë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mediat italiane raportojnë se askush nuk është në gjendje të rëndë.

Lini një Përgjigje