Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj: Brenda makinës së djegur u gjetën 3 kallashnikovë

21 Korrik 2024, 11:00Kronika TEMA
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj: Brenda makinës së

Pas vrasjes së trefishtë në Memaliaj, policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Bejar të Mallakstrës. Mësohet se nga djegia e automjetit është përfshirë nga flakët edhe një lokal, i braktisur.

Brenda automjetit, një “BMW X5”, policia ka gjetur tre armë zjarri.

Ndërkohë, disa postblloqe janë ngritur nga policia në autostradën Levan-Tepelenë, për të bërë të mundur ndalimin e autorëve të ngjarjes të ndodhur orët e para të së dielës në Memaliaj.

Edhe pse forca të shumta policie, janë vënë në kërkim, autorët mbeten ende të lirë.

1 Komente

  1. B
    Ben

    Vetem Levan-Tepelene? Po ne drejtime te tjera? Apo vari leshte dhe te bejme sikur po kerkojme vrasesit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje