FOTO: Mbetën të vrarë nga atentati në Memaliaj, publikohen fotot e kamerierit dhe klientit që dyshohet se u vranë gabimisht

21 Korrik 2024, 11:11Kronika TEMA
FOTO: Mbetën të vrarë nga atentati në Memaliaj, publikohen
Gledio Muka (në të majtë) dhe Marsel Çela (në të djathtë)

Dy personat në foto janë viktima të atentatit me armë zjarri në Memaliaj.

Të dy dyshohet se nuk kanë qenë objektivë të atentatit, dhe kanë mbetur viktimë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.

Gledio Muka, 36 vjeç ishte kamarier në lokalin ku ndodhi atentati, ndërsa Marsel Çela, 37 vjeç ishte klient.


Kamarieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klienti Çela ka qenë në lokal, por është kapur nga plumbat.

Ndërkohë, 74-vjeçari Shyqyri Kalemi ka qenë në tavolinë me të vëllanë tij, i cili ka mbetur i plagosur.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, emër i njohur i botës së krimit, që i ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, dy prej të cilave në Greqi.

2 Komente

  1. F
    Flamur boja kruje

    Ca bohet keshtu. Cfare masakere.cfare perbindesha keta vrases .Ngushellime per familjet e pafajshmeve.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajin e ka Saliu

      Filloi dhe jugu. Po bëhen më keq se malokët. Punërat e pista mbushën varrezat me të rinj dhe te pafajshem. Fajin e ka saliu

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje