Gledio Muka, 36 vjeç, dhe Marsel Çela, 47 vjeç, humbën jetën tragjikisht në atentatin në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Faji i tyre i vetëm ishte se ndodheshin në kohën dhe vendin e gabuar. I riu Muka ishte po punonte për të siguruar të ardhura për familjen, kur plumba kallashnikovi iu derdhën mbi trup ndërsa po u shërbente dy klientëve, Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemit.
Dyshohet se 3 kallashnikovë janë derdhur drejt tyre, ndërsa një pjesë e plumbave kanë kapur kamarierin në fytyrë. Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij ishin ulur në një tavolinë jashtë lokalit përballë Bashkisë Memaliaj, kur autorët erdhën me një BMW të zezë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të tyre. Atentatorët ia arritën qëllimi, objektivit të tyre ia morën jetën, por lanë pas pasoja edhe më të mëdha.
Dy jetë të pafajshme. Klienti Marsel Çela ka qenë duke konsumuar një kafe në qetësinë e asaj mbrëmje. Ai jetonte pranë atij lokali, e në kafen e zakonshme, nuk e kishte menduar kurrë se mund të gjente vdekjen. Ndryshe nga kamarieri, ai ka qenë i ulur në ambientet e brendshme të lokalit, kur plumbat depërtuan brenda duke i marrë jetën.
Por, plumbat e atentateve mafioze nuk është hera e parë që s’kursejnë jetën e te pafajshmëve, të cilët kanë zgjedhur që jetën e tyre ta ndërtojnë larg përplasjeve te grupeve kriminale, hakmarrjes e pazareve të drogës.
I tillë ishte edhe atentati i 12 marsit 2023, kur gabimisht u vra banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal në Don Bosko, me vete kishte marrë edhe mbesën 10-vjeçare, kur plumbat e kallashnikovit u shkrehën në drejtim të lokalit. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili disa orë para atentatit ishte larguar në Prishtinë e prej aty në Turqi.
Gruaja mbeti e vdekur në vend, e mitura u dëmtua nga ciflat e xhamit dhe 5 të tjerë u plagosën. Padyshim që ajo mbrëmje do të mbetet gjithë jetën në memorien e vajzës vetëm 10 vjeçe, së cilës plumbat e krimit i morën jetën e gjyshes para syve.
Po gabimisht në 4 janar 2022 u vra edhe Erion Çela dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur, nga një atentat që kishte porositur Kasandër Noga. Objektiv i këtij atentati ishte Geron Hasanbelliu, me të cilin Noga ka hasmëri prej vitesh.
Kasandër Noga kishte paguar Kevin Suçin që të vriste armikun e tij prej vitesh, por 24-vjeçari bashkë me dy persona të tjerë ngatërruan objektivin. Edhe ky atentat mafioz ndodhi në një lokal në Don Bosko, ndërsa plumbat e kallashit i morën jetën gabimisht 35-vjeçari Erion Çela./Shqiptarja.com
Si e justifikon krimin Bollino shkerdhate, burri i Alba shemtires nga Shijaku me prejaradhje nga Bosnja. Po pse more shkerdhate burre, more mafioz, ata qe u vrane e vdiqen ishin ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur?! O ta shkerdhefsha profesionin o plehre qe boton lajme te tilla per te lare mutin me shurre! Te te vriten 3 vete ne nje qytet me 200 banore vetem bandat dhe nje shtet bandit mund ta justifikoje! Qofte mallkuar ajo dite qe nipi i spiro kolekes mori pushtet!
Po ata qe u “lenduan” kishin qene me pare te plagosur , apo u lenduan pa u plagosur? Lol
turkish telesehir continue.....
BQ qellojne nga makina si frikacake Cohu dhe vrite te tavolina jo mer jete te pafajshmish kot Tani do tju shke…. gjithe fisi
Andrea ,,,djali i Shyqyri Kalemit ,,,,hajdeeeeeeeeee
Shpesh po përsëritën akte të tilla kriminale.A do thot se Enveri e dinte me kënd ka punë andaj përdorte dhunë jo proporcionale.Për 34 vite nuk arriti kush të bënë shtet.Livadhisin agjentet grek e serb si në bahçe të tyre.Grekët morën jugun,Serbia po e merr gjithë shqipërin tjetër.Merre me mend ShISh udhëhiqet nga një sorrë kosove që s'dij gjë por emërohet nga Rama për Inat të Albinit.
Pershendetje.Nuk ari ta kuptoj ne nje vend I vogel si memaliaj levizin kriminele me arme ne cdo qytet I ke dhe kur ndodh dicka ishin kriminele dhe levizin me kallazh me makina te vjedhura njifen kush jane.Policia e Quan aritje se per ato vedos kuota sa te ardhura te fitoj nga parkimet parakalimet e gabuara shpejtesis sa me shume gjoba per kete eshte policies dhe me keto arritje krekosen titullaret.Per kapjen e kriminele per personat qe kane arme tritol levizin lirshem ....me makina te vjedhura nuk meret.....vetem kur ndodhin ngjarjet kujtohen .
Me vjen shume keq per te pafajshmit e vrarë. Eshte bere si ne Meksikë