Atentati me tre të vrarë në Memaliaj, reagon Balla: Ngjarjet e vjetra kriminale janë rrezik potencial për ato të reja! Presim zbardhjen sa më parë

21 Korrik 2024, 15:10Kronika TEMA
Atentati me tre të vrarë në Memaliaj, reagon Balla: Ngjarjet e

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të atentatit në Memaliaj, atje ku mesnatën e së shtunës, mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në Memaliaj, ndërsa theksoi se nga ngjarje të vjetra kriminale mund të lindin të reja.

“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale.

Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, tha ai.

5 Komente

  1. A
    Atdheu

    Popull genitikisht dhe historikisht i dhunshem plus qe pas 90 lindi dhe nje profesion i ri vrases me pagese.Zot na ruaj.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Ky vellai i kurves qe Ramuti e beri minister te brendeshem, flet kodra pas bregut. Ata u vrane mbreme dhe ti pleh duhet te sigurosh rendin. Kjo eshte detyra jote. Shkaqet le ti gjejne sociologet.

      Përgjigjjuni
    2. .
      .

      Jep doreheqjen po leji llafet.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Borsh

        Jemi popull pa ushtri por te gjith te armatosur dhe me bindje te plot e them se ky popull mabaroi perfumdimisht kur sundoi sali krimineli qe ra shteti dy here, njehere ne 1997 dhe firmat piramidale, sali berisha dhe Ilir Meta e shperben shtetin qe don kohen e vet te mblidhet

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adriatik

          Vrasjet per hakmarrje skz polici qe i ndalon.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje