Tritoli që tronditi Gramshin/ Publikohet foto e vëllëzërve Mina, që ranë pre e atentatit!

21 Korrik 2024, 21:32Kronika TEMA
Tritoli që tronditi Gramshin/ Publikohet foto e vëllëzërve

Dy personat që shihni në foto janë dy vëllezërit Mina që ranë pre e atentatit me tritol këtë mesditë.

Algert dhe Erald Mina u futën në mjetin “Ford Focus”, por në momentin që Eraldi rrotulloi çelësin, sasia e lëndës plasëse shpërtheu.

I plagosur rëndë ka mbetur Algert Mina, i cili ishte pasagjer.

Ai është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës. Ndërsa Eraldi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy vëllezërit janë biznesmenë në Gramsh, Algerti ka një mobileri, ndërsa Eraldi një lokal.

Lini një Përgjigje