Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në Lushnje, ku humbën jetën babë e bir dhe u lënduan 8 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela, dëmtime kanë pasuar edhe bizneset përreth.
Pronari i një prej bizneseve pranë vendit ku ndodhi shpërthimi është shprehur se ka qenë duke punuar normalisht kur u dëgjua shpërthimi i madh.
Ai shton se tronditja ishte e fuqishme dhe gjëja e parë ishte marrja e fëmijëve të cilët ishin në banesë në katin e tretë.
Tronditjet e forta që sipas tij zgjatën vetëm 2-3 sekonda kanë shkaktuar dëme në biznes dhe në banesë.
“Në momentin e shpërthimit ishim në dyqan duke punuar si normalisht vetëm kur dëgjojmë një shpërthim të madh. Tronditja ishte e fuqishme. Na ka bërë dëm në dyqan dhe në shtëpi.
Në momentin e parë nuk e dinim se cfarë ishte, fillimisht menduan të shpëtonim ca kishim, morëm fëmijët i nxorrëm jashtë.
Duke u qetësuar duke parë dëmet, nga biznesi edhe të banesa. Janë dëmtuar edhe biznesi edhe shtëpie. Punë 2-3 sekondash, por ishte shumë i fuqishëm. Kujtova se plasi bomba te shtëpia lart” tha ndër të tjera ai.
E gjithe pergjegjesia duhet te bjere mbi deputetin, inxhinjeret e tekniket, te cilet nuk kane zbatuar rregullat e sigurimit teknik ne pune, te tjerat jane llogje kavaje , thone pleqte.
Per ironi te faktit,deputeti i PS,i cili eshte per te miratuar ne Kuvend ligje qe mbrojnë shtetin,njerëzit dhe pronën e tyre,ndërton vete magazina per biznes poshte linjes se tensionit te larte...
Pergjegjesia eshte padiskutim i personelit inxhinjeroteknik dhe ne rasdhe te pare i dfrejtuesit te vincit" Vincieri ka pergjegjesi te rende se pse veprimet e tij te manovrimit ika kryer "..duke fjetur""..