Siguria në plazhe, Gledis Nano “zbret” në terren, inspekton plazhin me dylbi: Mos neglizhoni askënd, zbatoni ligjin dhe shërbejuni qytetarëve

6 Gusht 2022, 17:39Kronika TEMA

Siguria në plazhe, Gledis Nano “zbret” në terren,

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektoi vetë me dylbi gjatë ditës së sotme gjendjen e sigurisë në plazhin e Shëngjinit teksa shkoi atje për t’u dhënë porosi vartësve që të zbatonin ligjin.

Nano, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Lezhës, Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

“Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi.

Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano, ndërkohë që pas ultimatumit ndaj vartësve mori vetë dylbitë për të parë se çfarë ndodhte në plazhin e Shëngjinit.

 

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Foto pa mendje eeee ? Do marresh veten me qafe keshtu o drejtor ! Po te fusin ne rruge pa krye keshilltaret . Rrugullo pipzat me Dalina Ficon sepse nuk kane per te ta fal KURRE faktin qe pranove me letra qe zinxhiri komandues i Policise Kufitare nuk funksionon. Po gjithsesi ti je drejtues i dobet. Mbase je polic i mire por kaq nuk mjafton.

    1. K
      KAPEDANI

      Sa pane Nanon me dylbi, u zhduken kriminelet e detit. Nje xhiro me dylbi Nanushi nga malet u zhduk dhe hashashi. Keto dylbit tani i mori apo i ka pasur dhe me pare Ps. Ai qe e ka bere kete vend baze te krimit dallohet per se largu dhe pa dylbi.

      1. T
        Tomi

        Na u be pederi gledis nano me keq se fatos nano ne vaktit. Po ik se na e shpife merri futi ne sume ato dylbi, tani u kujtove qe duhej pune per sezonin turistik

        Lini një Përgjigje