
Gjatë vitit 2022 Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka regjistruar 422 procedime penale në fushën e korrupsionit, shifër kjo që shënon rritje nga viti i kaluar me 83 procedime më tepër, ose rreth 65.6% e veprave penale të regjistruara. Numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara e ka neni 258 i Kodit Penal “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” me 92 procedime penale të regjistruara dhe neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” me 86 procedime penale të regjistruara.
Scan Televizion të dhënat zyrtare të punës së SPAK për vitin 2022. Në lidhje me çështjet e regjistruara rezulton se janë dërguar për gjykim 43 çështje, 30 çështje janë pushuar, 5 çështje janë pezulluar, 59 çështje janë transferuar, ndërkohë që 285 çështje rezultojnë të mbetura në hetim.
Nga 43 çështjet e dërguara për gjykim për vitin 2022, të cilat zënë rreth 10.2% të çështjeve të hetuara në fushën e korrupsionit, rezulton se numri i të hetuarve/pandehurve ka qenë 208 persona. Nga këto çështje për 75 persona është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” ( një rritje 2.34 herë më tepër nga vitit 2021), për 27 persona është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” (11 persona më shumë) dhe për 14 persona është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” (një rritje me 8 persona më shumë se vitin e kaluar).
Për vitin 2022 rezulton se ka përfunduar gjykimi i themelit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 27 çështje penale për veprat penale kundër korrupsionit me një numër prej 140 të pandehurish.(Lorenc Rabeta )
Spaku mire ka bere qe ka denuar po i sigurte qe keta qe jane denuar jane minj para Elefandave te korrupsionit e te shpallur nongrada ose MonaLikja mamuth i korrupsionit . O Spak , keta qe denoncojne flasin per shifra marramendese lek , euro e dollare po edhe arka me flori si eshte e mundur qe nuk behet as hetim asgje ne nje kohe qe njerzia s’kane buke te hane ose te pakten te denohen ata per shpifje , tani na dolen edhe rublat Ruse e nga te akuzuar jo qe te akuzojne po te shesin edhe pordhe . Po si eshte e mundur qe lere akuzat qe bejne te tjeret po keta kane bere akuza njeri tjetrin jo betem per vjedhje po edhe per krime te renda vrasje tregeti femijesh e trafik droge ne i degjojme ju i degjoni kur akuzojne prap asgje si eshte e mundur .
Bilance të rreme tipike të periudhes diktatoriale.Plani u realizua 102%,ekonomia u rrit me 15 % mirëqenia 12% dhe gënjeshtra të tilla që nuk i besonin as ata që i shkruanin. Perceptimi është se korrupsioni dhe mafja shtetërore nuk preket. Kapen hajdutët e pulave ose ata të mjerë që i nxjerrin me dashje. Turp,gënjeshtra,mashtrime.