SPAK: Klodian Zoto pagoi avionin dhe hotelin në Romë për anëtaren e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe vajzën e saj

19 Nëntor 2022, 18:04Kronika TEMA

SPAK: Klodian Zoto pagoi avionin dhe hotelin në Romë për

Biznesmenët e incineratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, u kanë ofruar rryshfet zyrtarëve të shtetit, përmes biletave të udhëtimit dhe qëndrimit në hotel jashtë vendit. SPAK, ka thelluar duke zbardhur një tjetër rast pagesash, të përfituara nga anëtarja e Komisisionit të Vlerësimit të Ofertave, Etleva Kondi. Kjo e fundit ka udhëtuar e qëndruar në Romë për disa ditë dhe më pas është kthyer në Shqipëri, në vitin 2016 me shpenzime të paguara nga aksioneri i kompanisë që fitoi incineratorin e Fierit.

Arkitekti dhe ndërtuesi, Arben Dervishaj nuk është i vetmi që mori përfitime dhe bonuse udhëtimesh për të parë ndeshje luksi në Itali nga bosët e incineratorëve.

Në dosjen e siguruar nga RTV Ora , SPAK zbulon se edhe anëtarja e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, Etleva Kondi, ka udhëtuar me vajzën në shkurt të vitit 2016, ndërkohë që pagesat janë bërë nga Klodian Zoto.

Kondi, bashkë me të bijën, qëndruan në Romë në të njëjtin hotel me Mirel Mërtirin dhe Arenc Myrtezanin, por janë kthyer me ta në të njëjtin fluturim drejt Shqipërisë.

Vetëm për Etleva Kondin, Klodian Zoto pagoi 842,74 euro për qëndrimin në hotel.

Pagesat janë kryer ndaj saj, në kohën kur ajo ishte anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, ku ajo kishte për detyrë të shqyrtonte dhe analizonte dokumentacionin që dorëzonin operatorët ekonomikë, përsa i përket procedurës së dhënies së koncesionit të inceneratorit të Fierit.

Prokuroria ka sjelle si prove kqyrjen e sistemit ku rezulton se me datë 26.02.2016 anëtarja e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, shtetësja Etleva Kondi, ka udhëtuar me vajzën e saj, Evita Kondi, nga Aeroporti i Rinasit, Tiranë, me linjën ajrore "Alitalia" për në qytetin e Romës.

Me datë 28.02.2016 shtetasja Etleva Kondi, së bashku me vajzën e saj, është kthyer për në Shqipëri me linjën ajrore "Alitalia", nga qyteti i Romës, së bashku me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arenc Myrtezani, ky i fundit më vonë është bërë administrator i shoqërisë koncesionare "Integrated Technology Ëaste Treatmnet Fier" sh.p.k.

Në material thuhet se “biletat e fluturimit për shtetasen Etleva Kondi dhe vajzën e saj, janë paguar nga shtetasi Klodian Zoto, në vlerën totale prej 618 euro.

Gjithashtu rezulton se anëtarja e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, së bashku me vajzën e saj kanë qëndruar në të njëjtin hotel me shtetasit Mirel Mertiri si dhe Arenc Myrtezani, tek hotel "Baglioni Hotel Regina", nga data 26.02.2016 deri në datë 28.02.2016 dhe pagesa e qëndrimit në këtë hotel për të gjithë këta persona, është bërë nga shtetasi Klodian Zoto, në vlerën totale prej 1689.18 euro, ndërsa vlera e qëndrimit tek ky hotel vetëm për anëtaren e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, shtetasen Etleva Kondi, ka qenë 842,74 Euro.

Zyrtarja i ka përfituar këto pagesa në kohën kur po shqyrtonte dhe analizonte dokumentacionin, përsa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me objekt: "Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane, të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë", ku më pas është shpallur fituese shoqëria "Integrated Technology Waste Treatment Fier", sh.p.k., një ndër aksionerët është edhe shtetasi Klodian Zoto.

22 Komente

  1. P
    Pavel Itali

    Njerez pa moral dhe dinjitet.Si mund te korruptohet nenpunesi shtetit ne forma te tiila!!?? Drejtesia duhet te thote me vepra denimin e tyre pa asnje kompromis

    1. Z
      Zagali

      Nqs Klodian Zoto keto para i ka paguar nga xhepi tij nuk ka ndonje gje te keqe. Nqs keto kane qene para qe kane lidhje me takspaguesit shqipetar,eshte e denueshme.

      1. Q
        Qirifiu

        Te tille kokqypa do rilindja e ramziut

    2. s
      sapa

      Pse budallenj jane njerezit qe ikin nga ky vend?ska familje shqiptare qe nuk ka te pakten nje te korruptuar :qofte ky zyrtar ,mjek,polic,gjygjtar,etj etj.Cdo shqiptar qe ka nje post ose ka patur ka vjedhur ne nje fare menyre!

      1. X
        Xhin Xhoni

        Ke harruar petagoget

      2. K
        Komunist me Rolex

        Po jo mo rilindja nuk bën nga keto gjera e ka fut saliu ket ne pune

        1. H
          Hana

          Korrupsionin e futi, e udhehoqi dhe e inkurajoi i Pangopuri i Vicidolit, Doktor Sali Mirtja, we vodhi, vrau e shkaterroi Shqiperine dhe ne gjyrmet e tij po ecen edhe Rilindja.

        2. T
          Te vjedhim sebashku

          ketu ka 30 vjet qe jane sulur i madh e i vogel per te vjedhur e per ta rjepur kete vend. u leshuan nga zinxhiret hajdutet e nuk mbahen... vetem enveri ja gjeti ketij populli. nuk ka fush qe nga postieri,te rojet,te gjykatsit,mjeket,politikanet e administrata xhvasin popullin e vendin.... vetem pensionistet qe nuk kane mundesi te vjedhin,jane me te ndershem

          1. P
            Prometheus

            Jemi i vetmi vend qe i biem tam-tam-eve per refomen ne drejtesi nepermjet vetingut te sistemit te drejtesise. Sot me te njejtin format me te cilen behet analiza e sistemit te drejtesise duhet te filloj te vetohet e gjithe shoqeria shqiptare , nepermjet plotesimit te nje formulari vetedeklarimi i cili duhet te jete formatuar ne ate menyre ku ne seksionet perkatese te ketij formulari te deklarohet ne detaje pasuria qe disponon gjithkush. Duhet urgjentisht reformuar Kodi Penal , ku korrupsioni si ai aktiv ( mitdhenesi) si ai pasiv ( mitmarresi) te cilesohet veper penale ne kategorine e veprave penale qe marrin maksimumin e denimit ( denimi minimal 20 vjet- maksimal 30 vjet) , dhe vetem ne kete menyre nepermjet dhunes se ligjit do te reformohet ne mentalitet kjo shoqeri e korruptuar gjer ne palce. Eshte koha per vendime te veshtira per te shpetuar kete vend , pasi vetem keshtu u hapet rruga investimeve te huaja reale dhe jo e ketyre investitoreve qe ne Shqiperi kane qene mentoret e korrupsionit.

            1. k
              komb hajdutesh

              o shoku promote po te behet kjo qe thua ti ,gjysma e shqiptareve futet ne burg.... te gjithe 100% ,ata qe kane punuar ne administrate futen ne burge... ku ti gjejme ne kaq burgje.

            2. D
              Dashi

              Mos u kapni me cikerimat e ksaj gjynafqares qe e urdheronte tjeterkush. Meruni me thelbin. Sulmoni kte grua qe rrit vajzen vet...bastaaa.

              1. I
                Ilo

                Mor zoteri, hajt me se mori nje dore leke per te rrit vajzen, siç thoni ju, po te marresh bilete per rome, ku ska ngel njeri pq vajt, e cdo njeri nenpunes do i gjente 500 euro per dy bileta e dy dite ne hotel me 2-3 yje, eshte te jesh lamash e njeri pa dinjitet per veten, si kjo lamashja.

                1. A
                  Aliu

                  Shifja fytyren gjithe kocka kesaj gjynahqares dhe veji noten

                  1. P
                    Poli

                    Ti Ilo duhet te jesh tatimor....kontrollor se ju I thoni subjektiv kaq dua ndryshe shko ne gjykate ose e zgjidhim bashke mos shkosh ne drejtori

                    1. I
                      Ilo

                      Une kam fatin e mire (per veten, por keqardhje per Shqiperine) te mos kem punuar asnje dite as per tatimet, as per kompanite ne Shqiperi, as per shtetin e as per privatin. Por nuk mund te justifikosh korrupsionin duke e quajtur cikerrima. Ne fund te fundit nga me e vogla behet ajo me e madhja. Une prrsonalisht denoj cfaredo lloj korrupsioni, edhe nje dhurate madje. Ne jeten time as kam dhenr, as kam marre, e deri ne fund te diteve te mia skam ndermend, por te korruptohesh per nje bilete eshte llum llum llum! Fundi!

                  2. M
                    Monika hajdute me cizme

                    cikerima i quan ti more perkrahes i hajduteve,qe te pushosh ne hotele luksoze me vajzen

                  3. e
                    ee,

                    Bravo SPAk paska zbuluar 800 euro korrupsion, por mbulon me shoshe miljona dhe miljarda krime kunder Shqiperise dhe shqipatere. Turpi eshte pak por keta te spak duhet perveluar te gjalle qe po lene Shqiperine ne krim me Sali Berishen. SPAQK=KRIMINEL !

                    1. D
                      Damka

                      Po shefi i ksaj, me siguri ai nuk ka dit asgje. Te gjitha kjo i ka bere ne koken e vet, shifeni kush e ka vene antare te komisionit te vleresimit dro kuptohet noi gje. Gjithmon keta poshte e kane fajin ata siper jane te kulluar nuk dine gje fare se ça ndodh ne instrtucion fare po hiç fare sidomos ke tenderat nuk dine asgje …

                        1. E
                          Eni

                          Mire o mire se kjo doli..e dini ju qe per nje leje ndertimi ne bashki te kerkojne 800 deri 1 milion Euro? Aty I keni..seshte veshtire se nuk ruhen fare kane lene gjurme me vila rreth e rreth Tiranes....

                          1. N
                            Neka

                            Kjo Kondi ka qene nje shtrige , Drejtoreshe e koncesioneve qe punonte per Gjiknurin. Iku e hoqen nga ministria kur erdhi Balluku. Ndoshta duhet te ktheje ndonje kusur per poshteresite e bera.

                            1. Z
                              Zina sallaksja.Gjyqtarja

                              Nuk di si ka ndodhur po kete zonjen e njof pak dhe nuk besoj qe ta ketë bërë kete veprim? Eshte zyrtare e zonja dhe me dinjitet. Shpresoj qe te dali e verteta? Se nganjehere te bejne pis edhe kot?

                              Lini një Përgjigje