Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet 62-vjeçari

26 Shtator 2023, 10:56Kronika TEMA

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Sipas informacioneve paraprake i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, 62-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu. 

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. 

Lini një Përgjigje