Flet babai i 28-vjeçarit që dhunoi dhe burgosi gruan: Pasi foli me nënën e saj nusja u egërsua, akuzat të pavërteta

25 Shtator 2023, 13:07Kronika TEMA

Flet babai i 28-vjeçarit që dhunoi dhe burgosi gruan: Pasi foli me

Gëzim Kurti, babai i 28-vjeçarit Aurel Kurti të arrestuar nga policia greke pasi dhunonte dhe mbajti të burgosur për dy vite gruan e tij 22-vjeçare bashkë me vajzën e vogël ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Ai tha në një lidhje telefonike se akuzat se e ka burgosur nuk janë të vërteta dhe as se e ka dhunuar nusen.
Gëzimi pohoi se të dyja palët e prindërve nuk kanë qenë dakord për lidhjen e tyre, por se ata e kanë dashur njeri-tjetrin.

“Është e vërtetë që ne nuk kemi dashur për lidhjen e tyre. Për martesën e djalit me një grua tjetër nuk është e vërtetë. Mua nuk më ka sjellë grua në shtëpi. Djali im ka jetuar vetëm në Greqi dhe këtu. Nuk ka jetuar në Durrës.


Nëna e Dafinës i ka çuar në polici, pasi nuk ishte dakord me lidhjen e tyre. Dafina ka thënë unë do e marr dhe pikë. Mua më mori policia në telefon më tha që djali jot ka marrë vajzën e filanit. Vajza ka ikur nga shtëpi dhe Lumja i ka çuar në polici.
Kur e ka sjellë në shtëpi, tre ditë nuk i kam folur fare. Pastaj mu vunë kalamajtë dhe iu fola”, tha Gëzim Kurti.

Sipas babait të 28-vjeçarit, nëna e nuses i kishte thënë se nuk do ta gëzonte vajzën e saj.


“Aureli vetë më ka thënë që kur e kishte marrë, Lumja i kishte thënë duke e marrë je, por për ta gëzuar nuk ke.
Ajo nuk është interesuar fare për vajzën e saj. Unë jam interesuar. Akuzat për dhunë janë gënjeshtra.


Kur e kishin parë në eko që ishte vajzë, më treguan u gëzuam. Djali më tha babi unë do iki në Greqi dhe Dafinën do e lë këtu, për çdo gjë do përgjigjesh ti. I thashë pyete Dafinën a është dakord. Dafina tha po jam dakord. Unë kam kaluar shumë mirë me të. Nuk kam pasur asnjë vërejtje dhe as nuk kam”, u shpreh babai i 28-vjeçarit.

Ai ka mohuar burgosjen e Dafinës, nuses së djalit dhe tha se ajo kujdesej për bahçen dhe përveç kësaj kishte festuar ditëlindjen e saj dhe të vajzës së vogël në lokal.

“Për dy gjëra jam revoltuar, kur thonë gjëra të pabëra. Nëse çuni im ka bërë gjë le të dënohet. Nuk është e vërtetë që Dafina mbahej mbyllur në shtëpi. Kur kam folur me çunin më ka treguar shtëpinë, një bahçe me perime 200 metër katrorë. Djali shkonte në punë dhe nusja kujdesej për bahçen.


Çuni im deri sa ka qenë pa u lidhur me nënën e vetë Dafina, ka qenë në rregull. Pasi u lidh dhe komunikuan, goca u egërsua. Ndaj ju them verifikoni çfarë ka folur në telefon me vajzën. Unë kam folur kur vinte çuni në darkë, flisja me vajzën e vogël.

Dhe atë ditë që ka ndodhur kjo punë, kam folur në drekë me të. Ata kishin festuar ditëlindjen e Dafinës dhe vajzës së vogël në korrik në lokal. Unë do i bëja thirrje të tërhiqen se do t’i rregullojmë gjërat. Çunin do e marr unë”, deklaroi babai i Aurel Kurtit.

 

Lini një Përgjigje