
Një 31 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë. 31 vjeçari kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen por pasi punonjësi ka kërkuar pasaportën ai ka tentuar që t’i ofrojë 50 euro që i kishte vendosur brenda dokumentit.
Njoftimi i policisë:
Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë konstatuar një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit A. Xh., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi A. Xh. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, për ta lejuar këtë shtetas të kalojë kufirin, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm në zonën Schengen.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Gali, Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Punonjesi i Karit , ju kane dukur pak dhe nga inati e ka denancuar, aty flitet per mijera dhe jo per 50 she , ketu kuptohet se korrupsioni eshte ne nivele alarmante
jA ME NE fUNDE EDHE Lajmi i Shume-pirdhur??Policia Shqipetare me nje "Ndergjegje" te Larte ka kapur "Kriminelin e shumekerkuar" Hallexhiun qe na paska "Thyer" Rregullat e Levizjes Shengen?? ore nuk kane TURPE keta?? 1-Une "Autori dhe Mafjozi" me Fame "Boterore"...NUK KERKOVA TE Korruptoj Plicet e "Pakorruptueshem" Shqipetare..aspak...50€ euro ishin ne Pasaporte...i kisha "Harruar" se me Pelqejne te jete te Kollarisura...si Kollaret e Politikaneve Krimnel Shqipetare... 2-Nuk perben Veper Kriminele...lolo Policet duket se i kane Kerkuar para Hallexhiut..
HAHAHA ......Donte te korruptonte te pa korruptuarit......kane dashur 1000 euro se me 50 euro nuk ndyhen fare keta funderinat partiake te kufirit. E zute superkriminelin shqiptar qe ka thyer vizen per te ushqyer femijet.....Ky na i paska patur fajin qe nuk ecen ky vend.....BRAVO DREJTESIA se desh na bete me faj kot Saliun , Shkelzenin , Ilir beqajn , Like floririn , (Tigrin me trup maceje) Ahmetaj e sorollop. Kopeja e dembelave qe nuk dine te bejne asgje i jane turrur politikes dhe e shpartalluan kete vend. Hordhi pa fund maskarenjesh e maskarreshash kane mbushur administraten dhe gjyqesorin Koloni servilash tuafesh e sharlatanesh qe ndjekin kasapet e tyre 33 vjet me rradhe dhe ne radhe per te dorezuar dhe lekuren e tyre kur tu vije koha . Te ndershem , te pa fuqishem , te drobitur nga puna sfilitese dhe te mbytur ne oqeanin e mendimeve pesimiste dhe te pashprese per te tashmen dhe te ardhmen ....ne pritje te depresionit. LUMI E KA MARE PA KTHIM KETE KOMB.