Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i vajzës së dytë të Alma Arrazit

6 Maj 2024, 16:21Kronika TEMA
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i vajzës

Polumbarët e RENEA-s kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së dytë që u mbyt në lumin Buna të Shkodrës së bashku me nënën, vëllain dhe motrën.

I pranishëm në operacionin e kërkimit, ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili e konfirmoi gjetjen e trupit të fëmijës 8-vjeçare.

Me apelin që gratë dhe vajzat të denoncojnë dhunën, Balla tha se policia në situata të tilla duhet të reagojë dhe të ndërhyjë në kohë.


“Fatkeqësisht dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë.

Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave.

Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria.

Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë.”, deklaroi ministri Balla.

Lini një Përgjigje