Tragjike në Itali, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare

3 Dhjetor 2023, 13:45Kronika TEMA
Tragjike në Itali, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren

Një 31-vjeçare shqiptare, mbrëmjen e së shtunës (2 Nëntor) ka humbur jetën tragjikisht në Rimini, Itali, pasi është përfshirë në një aksident.


Sipas raportimeve shqiptarja është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë. Identiteti i të resë nuk bëhet i dihet ende, teksa raportohet se ajo ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecareje me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë, janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane ai është një 60-vjeçar, i cili po shoqëronte një të afërm në spital.

Policia po punon ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 Komente

  1. e
    emigranti

    Vetem shqiptaret e shkrete i kryejne punet ne kembe!Ngushellime familjes.

    Lini një Përgjigje