
Për herë të parë, ndaj Martinajt është regjistruar një procedim penal në vitin 2013. Një qytetar ishte ankuar pasi kishte fituar një bast.
Por papritur koeificenti ishte bërë 1 dhe fitimi i tij ishte zeruar. Referuar dëshmive të kohës, pika kontrollohej nga Martinaj përmes shoqërisë “Albania Baste Live”. Në vitin 2018 ai u dënua me 200 mije lekë gjobë për “organizim të llotarive të palejuara”.
Një hetim i ngjashëm u çel edhe në vitin 2018 kur Martinaj u plagos në masakrën e bllokut, ngjarje për të cilën do të zbulojmë detaje të papublikuara më parë pak më poshtë. Në atë kohë, ai u hetua edhe për pastrim parash.
Qarkullimi i parave mes kompanive familjare të Martinajt kapte vlerën mbi 1.5 milionë euro. Në fakt, dyshimet ishin se qarkullimi i vërtetë ishte dhjetëra milionë euro. Origjina e parave të përdorura për blerje pasurish apo transaksionesh bankare është e panjohur siç zbulohet në dosjen hetimore që Inside Story disponon.
“Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri ne vlera te konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është CASH, burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas".
Nëse analizojmë me vëmendje transaksionet e renditura në dosjen hetimore, shihet se për gjithçka Martinaj operonte cash.
Në prill të 2014 ai deklaroi se siguroi 10 milionë lekë nga shitja e aksioneve të “Albania Baste Live”.
Blerësi në atë kohë ka deklaruar se paratë i siguroi nga biznesi i tij dhe të ardhurat e mbledhura ndër vite. Por nga informacionet e marra në sistemin tatimor, do të zbulohej se kjo ishte një skemë mashtrimi.
Blerësi i identifikuar Kola Paluka, që sot ka ndërruar jetë, nuk kishte kryer kurrë një aktivitet tregtar. Ai figuronte i punësuar vetëm 5 muaj në shoqërinë “Albania Baste Live” të Martinajt siç zbulohet në dokumentet hetimore që Inside Story disponon.
Rrjeti i bizneseve të tij po shtohej me ritme të shpejta dhe në vitin 2012 ai çel shoqërinë ALBA Communication që pezulloi aktivitetin në vitin 2017.
Bisnesi i radhës do të regjistrohej në emrin e nënës së tij, e regjistruar si pronarja e një Bar- Kafe në vitin 2012.
Ajo që bie në sy nga të dhënat është se statusi i kësaj Bar-Kafeje është çaktivizuar më 16 gusht 2022. Pra vetëm 6 ditë pasi familja e Ervis Martinaj ka denoncuar zhdukjen e tij në polici.
E njëjta procedurë pezullimi u ndoq edhe për një tjetër biznes në emrin e nënës së tij që ishte themeluar në vitin 2013. Ndërkohë, në vitin 2018 çeli aktivitetin një kompani ndërtimi e cila rezulton në emrin e babait të Ervisit.
Ajo që bën përshtypje është fakti se të gjitha bizneset e stacionuara në Tiranë, kanë pasur si adresë rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Kjo, nuk është rastësi.
Ajo zonë njihet si bastioni i bosit të krimit të organizuar Emiljano Shullazi, që sot ndodhet prapa hekurave për gjobëvënie, kërcënime dhe së fundi i akuzuar edhe për vrasje.
Për ata që i njohin historinë, dihet afrimiteti që kanë pasur përherë Ervis Martinaj dhe Emiljano Shullazi. Kjo u bë publike në vitin 2017 kur Martinaj u denoncua se kërcënoi biznesmenin Ylvi Beqja për llogari të Shullazit që ndodhej në qeli.
Dhe shtetit tone rilindas,ju deshen kaq vjet qe ta zbulonin.. Duhet nje mandat I katert dhe keta do zgjidhin ceshtjet e para 20 vjeteve ,se kane shume Pune..
O koqe ja ka hap sala clidhje ka i gjati ky ja mbylli na mbyten idjotet, biles i hapi dhe xenushit kazino jasht sali byth qiri juaj i solli keta,
Jo bre, tash do fleni rehat Fullani, Ristani e Rahmani....lol = Dhe kjo pasi u gjet: floriri i Likes banka e Fullanit tojota e Taulant Palles audi i Saje qorrit tanket e Imanit etj gerdeci, deshmort e kombit,koncesionet e ramutit, Trebicka, apoTigri me klysha....lol aha, ene pikturat e Rames....
Te gjitha rruget e hetimit te cojne tek miku dhe bashkepunetori i ngushte i Ervis Martinajt, Shkelzen Sali Berisha, por i biri i komshiut te Lalezit nuk do te preket.
Per miliardat e eurove te olsit do flsisni ndonjehere apo jo o tema ne sherbim te mafias?!!
TE MBAROJM ME B.QIRAT E SALIUT PASTAJ VAZHDOJM ME B..QIRAT E EDIT IDJOT.
Me mik kjo pune, vati... lol
Mbaj rradhen ti kelysh i saliut,,..perpara saliu,zeni,dhondrin saliut,,e soj e sorodhopin saliut,, mos hy pa' rradhe kone i saliut,
O like,Saliu u ka qire rracen dhe ne qe e mbeshtesim u shkerdhejme rrobt o pederasta moçaloro-lebroze
Kete e morrem vesh po nuk na thate si ja ka hedhir gjithmone drejtesise dhe sa pasuri i eshte sekuestruar.
Rama nuk ka qene i Zoti t'i zbuloje ndersa Sala dhe Likja ishin vete qe benin keto gjera! Patjeter policia eshte e korruptuar por dhe shume politikane te dy aneve jane brenda skemes.
E habitshme.SPAK!
Mos u beni merak, i ka hyre me themel Policia kesaj pune, do i nxjerri rrenjet. Nuk eshte budalla Edi. Nepermjet Ervis Martinajt kerkon te godase Shkelzen Berishen. Shume shpejt do dalin fakte per lidhjet e tyre financiare, do zbulohet e gjithe skema kriminale e Sali Berishes me kriminelet..