U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4 policët e Kapshticës

10 Qershor 2025, 14:44Kronika TEMA
U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4

Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e arrestuar tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, si të dyshuar për shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ne seancën e sotme i ka kërkuar gjykatës pezullim nga detyra për 4 punonjësit e policisë ndërsa ka quajtur të ligjshëm arrestimin e tyre.

Sipas avokatit të tyre Nevzat Tarelli, gjykata ka pranuar të pjesshme kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra ndërsa e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e 4 policëve.

Sipas avokatit Tarrelli, të 4 policët kanë marrë pjesë në gjithë procedurën ligjore të bashkëpunimit për zbulimin e rastit dhe kanë qenë tepër korrekt në punën e tyre.

Ndërsa për drejtuesin e mjetit ku u gjet lënda narkotike dhe armët, Valmir Balliu, gjykata caktoi masën e sigurisë 'arrest me burg', për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve, e mbetur në tentative.

Hetimet e AMP zbuluan se efektivët e policisë nuk kanë ushtruar kontrollin e detyrueshëm ndaj një automjeti që drejtohej nga V. B., ku më pas u zbulua një sasi prej 6 kg e 134 gramë heroine, e fshehur në vende të posaçme.

Lini një Përgjigje