Një 54 vjeçar shqiptar me 3 emra i cili kërkohej ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, është ekstraduar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në pranga ka rënë Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela i cili rezulton i dënuar me 25 vite burg në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Ndërkohë që ishte në arrati dhe kërkohej ndërkombëtarisht, 54 vjeçari në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.
Arrestimi i tij u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në basjlëounim me 2 agjenci amerikane.
Leonard Mnella do t’u nënshtrohet hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë.
Keta jane kriminelat e Sali kermes,qe bene krime ne Shqiperi per llogari te tij, dhe i arratisi neper bote, keta jane bima e tij.
Emer ka gjyqtari qe ka leshu vendimin? Se mos na del zhukri i saliut
Te gjithe si lepur do te kapen nje e nga nje ! cilido qofte ...iku koha e penecilines spiunit nderkomebtare dhe kryekriminelit...qe thoshnin...iku ne drejtim te paditur... Keta lepura do te zhpenzojne gjysmen e jetes ne burg ! Duhet falenderuar Policia qe keta lepurushe mos ti shqetesojne me Qytetaret e ndershem ..