U ekzekutua me plumba në atentatin mafioz në Athinë, publikohet fotoja e viktimës

15 Dhjetor 2024, 17:18Kronika TEMA

U ekzekutua me plumba në atentatin mafioz në Athinë, publikohet

Del fotoja e e Irakli Davella i cili mbeti i vrarë nga një atnetat mafioz këtë të diel në Athinë.Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 46-vjeçari, Edi Lulo, i cili rezulton se është biznesmen në Shqipëri.

Gazetari i TCH, Artur Bibe, raporton se të dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës

 

Lini një Përgjigje