“Autorët ishin veshur me të zeza”, dëshmitarja flet për atentatin ndaj dy shqiptarëve në Athinë

15 Dhjetor 2024, 15:11Kronika TEMA
“Autorët ishin veshur me të zeza”, dëshmitarja flet

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga media greke për atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë, ku njëri prej tyre u vra me plumb në kokë.

Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, autorët u janë afruar dy shqiptarëve në këmbë dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri.

“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë.

Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare.

Makina me të cilën autorët kanë lëvizur ka qenë sipas grupit hetimor e vjedhur mëngjesin e së dielës, çka i bën ata të dyshojnë se atentati është planifikuar me kohë dhe se autorët mund të jenë pjesë e grupeve rivale. 

2 Komente

  1. M
    Momqirsi grekofoneve

    Nje minorikar kriminel me pak. I shkofshin mbrapa te gjithe minorikaret. AMIN

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...he zot c'na gjeti me debilet...

      Sé shpejti edhe ti momqir në pidh të sat 'ëme

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje