Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të vjedhjes së një ruloti. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rulot,” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit J.S (26 vjeç) dhe G.G (38vjeç).
Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme dyshohet se më datë 14.12.2024, këta dy shtetas kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25.000 lekë në banesën e një shtetaseje me inicialet R.I në fshatin Dukat, si dhe një rulot në pronësi të shtetasit A.C..
Gjithashtu, nga hetimet rezulton se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit në Radhimë, Llogara dhe Orikum.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes, të kryera në Dukat, Radhimë dhe Orikum.
Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Sekuestrohet ruloti i vjedhur, që u gjet i fshehur, në banesën e njërit prej autorëve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Rulot,” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
• J. S, 26 vjeç, banues në Orikum;
• G. G., 38 vjeç, banues në Dukat.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e shtetases R. I, si dhe një rulot ( camper) në pronësi të shtetasit A. C, i cili u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. G.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, konkretisht: Vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Turp ne vend te shkojne e te punojne ! dhe te jetojne me djersen e tyre ! demtojne qytetaret familiare e te tjereve qe i kane vene me djerse punet e tyre familiare... derqi ta haje ! pse kjo Rini kaqe e dobet duke u mare me vese te keqija dhe te kundraligjshme..
Turp ne vend te shkojne e te punojne ! dhe te jetojne me djersen e tyre ! demtojne qytetaret familiare e te tjereve qe i kane vene me djerse punet e tyre familiare... derqi ta haje ! pse kjo Rini kaqe e dobet duke u mare me vese te keqija dhe te kundraligjshme..
Ti behet si ne iran... kush vjedh ti pritet nje nje gishte dore.. ose bishtin e mesit per mos te nxjerre me ne breg hajduter te vegjel.
Këta hajdutë pulash janë. Si t'ju a bejme atyre në qeveri me prerje duarsh dhe varje dhe atyre??