U gjet i varur në Bruksel, flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë

3 Tetor 2025, 20:20Kronika TEMA
U gjet i varur në Bruksel, flet për herë të parë

Vëllai i 29-vjecarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj, ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.Në  një intervistë për Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.

Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni”, tha ai.

Redi theksoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes dhe kërkoi që mediat të mos e keqinterpretojnë rastin.

Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup”.

Avokatja, Enida Rrapai, ka deklaruar se çështja është e një intensiteti të lartë, dhe pista kryesore ku prokurori po heton është ajo e vetëvrasjes.

“Pista kryesore është pjesa e vetëvrasjes të vetmet palë që mund të kenë informacion të detajuar janë vetëm personat e familjes që mund të kenë akses në dosje, pasi mund të regjistrohen si palë civile”, tha avokatja.

Bekim Halilaj, 29 vjeç, nga fshati Bicaj i Kukësit, është gjetur i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij u zbulua i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje.

Top Channel

4 Komente

  1. N
    Ngushellim keqeardhje.

    Ngushellime familiareve... Fatekeqei per secilin qe vuajne nga semundja e Depresionit... cdo njeri kalon ne Depresion . Varent nga situata dhe problemet qe kalon cdo njeri dhe nga fuqia personale se sa mund te mbaje mbingarkese prikologjike..Zoti i ndimofte secilin..

    Përgjigjjuni

        1. S
          Shqiptar

          O zotëri po te tabela kush e vari?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje