U hoq si ‘viktimë’ prostitucioni për të shkuar në Angli, arrestohet e reja në Rinas

29 Janar 2023, 12:08Kronika TEMA

U hoq si ‘viktimë’ prostitucioni për të shkuar

Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçare shqiptare që tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në  Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.

“Gjatë kontrollit të detajuar, në çantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat kjo shtetase do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit”, sqaron policia.

 

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    shef ca i bon shteti viktimave te Rames/Berishes/Likes.......por jo Rames/Berishes/Likes, lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje