U kapën me kokainë gati për shitje, arrestohen dy persona në Kamëz

22 Shtator 2025, 10:26Kronika TEMA
U kapën me kokainë gati për shitje, arrestohen dy persona në

Dy persona janë arrestuar në Kamëz, në një aksion të policisë për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, këtyre personave iu gjetën doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

“Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen.

Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje”, njofton policia.

Lini një Përgjigje