U përplas nga kamioni në 2021, kush është efektivja që u aksidentua sot në Vorë

9 Gusht 2023, 12:14Kronika TEMA

U përplas nga kamioni në 2021, kush është efektivja që

Arta Shurbi është efektivja e Policisë Rrugore e cila mbeti e plagosur paraditen e sotme si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në Vorë.

Inspektorja, e cila shërbente si oficere e Policisë Rrugore, në momentin e aksidentit ishte në krye të detyrës.

Kjo nuk është hera e parë që efektivja ka mbetur e plagosur teksa ka qenë në shërbim. Kujtojmë se në vitin 2021 ajo u përplas tek Kthesa e Kamzës nga një kamion.

Më herët, uniformat blu bënë me dije se inspektorja Shurbi ndodhet në spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1 Komente

  1. S
    Sherim sa me te shpejte..

    Sherim sa me te shpejte...Zoti ju ndimofte ... Fatekeqesi...Policeve apo Policet duhet te jene prioritet tju sherbehet sa me mire , per Detyren se me Policine Qytetaret ndjehen te Sigurte per punen qe bejne..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje