U vra nga burri, flet shoqja e 56-vjeçares shqiptare: Donte t’i ndihmonte të gjithë, por në fakt ajo kishte nevojë më shumë se të gjithë ne

1 Prill 2023, 11:33Kronika TEMA

U vra nga burri, flet shoqja e 56-vjeçares shqiptare: Donte t’i

Vrasja e 56-vjeçares Zenepe Uruçi i ka tronditur të gjithë. Një mike e saj ka treguar të gjitha vështirësitë e gruas që u vra nga partneri i saj 62-vjeçar, Xhafer Uruçi, në Terni.

“Kohët e fundit jetonte me frikë. Më tha se sa më pak të qëndronte në shtëpi, aq më mirë ishte pasi kishte debate të vazhdueshme”, ka treguar shoqja e saj.

Sipas gruas, viktima vuante nga xhelozia e partnerit të saj, i cili nuk donte që ajo të shkonte në punë. Një burg i vërtetë që ndërpritej vetëm gjatë orëve të punës.

“Me shumë mundësi ato orë pune ishin momente qetësie për të pasi e ndihmonin që të shkëputej nga ajo që ndodhte çdo ditë”, ka treguar shoqja e cila shprehet se Zenepja ishte në gjendje të përditshme ankthi.

“Më tha se në shtëpi kishin zënka të vazhdueshme. Në disa raste shpërtheu në të qara, kur po flisnim për to. Rreth një vit më parë, për një periudhë kohe e pamë me sy të zi. Nuk më tha gjë mua, por dukej se ato shenja nuk ishin aksidentale. Duhet shtruar pyetja pse askush nuk e ndihmoi atë”, tha shoqja.

Të enjten, Xhafer Uruçi e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz. Ndër vite ata kishin pasur debate. Në disa raste ishte dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

“Prej vitesh situata ishte përkeqësuar. Zenepja shpesh ishte nervoze, punonte vetëm. Me fëmijët dhe nipërit mund të gjente pak qetësi. Burri kishte probleme të ndryshme. Ajo ishte njeri i mirë dhe i ndjeshëm. Donte t’i ndihmonte të gjithë, por në fakt ishte ajo që kishte nevojë më shumë se të gjithë”, tregoi shoqja.

Mësohet se para se të vritej, Zenepja ka telefonuar djalin. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon duke kërkuar ndihmë.

11 Komente

  1. F
    Fatekeqesi .

    Fatekeqesi....gjyna u prefte ne paqe e ndjera ..Po ky mbase i ka rreshqitur truri nga psikopatia... Po Femijve dhe neperve tani ky Trapi cfare do Ju thoje. ! Mendje e shkrete ,Truri koker gruri... Raste te tilla me mijra...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatekeqesi .

      Fatekeqesi....gjyna u prefte ne paqe e ndjera ..Po ky mbase i ka rreshqitur truri nga psikopatia... Po Femijve dhe neperve tani ky Trapi cfare do Ju thoje. ! Mendje e shkrete ,Truri koker gruri... Raste te tilla me mijra...

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rezi

        Po pse flisni tani? Duhej të vinit alarmin që ta ndihmonit të jetonte! Ç’bëjnë që kaq indiferentizëm? Për raste të tilla, heshtet, pse të përzihem, ama për BB e të shahen gratë, të fyhen nga ca parazitë që janë si ky burri që s’punonte, s’pushojnë jo vetëm së shkruari por dhe paguajnë për njerëz me vese. Nuk të paragjykoj si shoqe, por duhet të kishe bërë diçka, nuk erdhi brënda ditës, paska patur kohë që kjo monstër ushtronte dhunë. E dini ç’ndodh me fëmijët që çdo ditë jetojnë me të tillë dhunë? Për hatër të tyre duhet të reagoni! Pasoja? Nëna nuk jeton, babai në burg, ku do gjejnë mbështetje këta fëmijë? E dhimbshme!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Atdhetari

          Moj shoqja e Zenepes ,njera nga ato mund te ishe ti qe ta ndihmoje.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zorraxhinjt e janulles nuk zbardhin ala postimet !

            ju a shkerdhefshim faren o krimbat e kdavres se gjaprit te zi janolliqias e fshatarit pederast ymer bozi qe shkerdhehen ne kte hale, qe medie smundet me ken kurr

            Përgjigjjuni
            1. "
              "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

              O shkerdhat turkushak,o te qift kina cte permban pragu.....po pse mero apo kristianet ta kan fajin ti mer vrromiari tourkalvane qe vrisni nena e gra madje ne prezence te femijeve!? Ptuuuuu plehra turkoshqipfolese,ju dhjefsha rracen e turkut dhe ramazonin e piset....

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...afroje pak veshin se do te them nje llaf.....

                Po ca te zbardhin more rrobqir, xhaferr mazllumi vellai jot i gjakut ka bere adetin e perditshem i ka marre jeten nji gruaje te gjore.ta qifte gjithe Kina at rrace muti

                Përgjigjjuni
                1. G
                  G. Tema

                  Pse te vie inat o zorraxhi mesjetar? Njerzit si ju duhet te hetohen se keshtu zvarriteni ju qe jeni mesuar te beni çmos e mos te dije askush qe per fat kaher ju ka dal nami se kush dhe çfar jeni. Do pelcisni se mbushet kronikat e botes me krime e kaos. S’jeni per ket bote ju , se paku mbylleni! ose ikni ne vende tuaja aty ku s‘behen lajm therjet e vrasjet ndaj njerzimit.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Realisti

                  Ahhh.... burrat e mutit!! Të varet qeni I bir I qenit! Shteti shqiptar I dështuar në shumë aspekte por I bukur me fjalimet tullumbace të poetit Rama. Keq me Salë plerën keq me Ramë modernën... ne si popull ngelemi Turqi e shek 18.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrugaci

                    Nuk ka car te varet mo se e boni vet ate qe ishte per tu bere

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Katunar shtat lekur qyterar s’behesh kurre

                    O debila rracist, ka ndodhur në Itali. Në mesin e qytetëtimit! Apo ska problem, fajin e ka qeveria. Njerez injorant paragjykues e mendim imponuar. Gjithologet e leshit

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje