Sulmi me armë ndaj Top Channel, gazetarja: ADN nuk i përket policëve që mblodhën provat, është dërguar në Interpol

31 Mars 2023, 17:00Kronika TEMA

Sulmi me armë ndaj Top Channel, gazetarja: ADN nuk i përket

Gazetarja investigative Anlia Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet për sulmin e kryer disa ditë më parë ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero”, gazetarja Hoxha deklaroi se profili i ADN-së që u gjet në makinën “Range Rover” që u përdor nga autorët gjatë sulmit, është dërguar drejt Interpolit dhe Europolit, me shpresën se mund të gjendet një përputhje.

Ajo shtoi se tashmë është e sigurt që i përket autorëve, pasi është bërë krahisimi me ADN-në e efektivëve të policisë të cilët grumbulluan provat dhe nuk rezulton të jetë e tyre.

“Në drejtim të Interpol dhe Europol në Hagë dhe në Lion janë dërguar për të bërë krahasime për profilin e ADN-së që u gjet në vendngjarje.

Dyshimet se kjo shenjë mund t’i përkiste një nga efektivëve të policisë që po kryenin hetimet mbledhjen e provave, pra të kenë prekur aksidentalisht, por kjo është përjashtuar pasi janë bërë krahasimet. Tani do duhet të shpresohet që një profil i ngjashëm ADN-je të jetë në arkivat e tyre.

Kjo është përdorur dhe në zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut. Në arkivat e policisë shqiptare nuk është gjetur gjë, sepse arkivat tona janë shumë të reja. Në pjesën e parme të makinës u shpresua të gjendej ndonjë gjurmë kapilare apo biologjike, megjithatë asgjë nuk u gjet.

Kjo pjesë e makinës nuk ishte djegur, por ndërhyrja e zjarrfikëses kishte fshirë shumë prova. Lajmi gjithsesi ëshët gjetja e atij profili ADN-je. Po gjurmohen kamera sigurie të bizeneseve, të cilat kanë treguar dinamikën e makinës, që u bë publike dhe përmes një njoftimi nga policia”, deklaroi Anila Hoxha.

2 Komente

  1. V
    Vollodja

    Plasën mediat televizive dhe mediat e shkruara që po bëjnë me gisht, vrasësen, shantazhuesen dhe personin që ka marë rrogë nga mafia Ruse, dhe që quhet Monika kokmadhi. Është topi dhe vetëm topi që bën publike vjedhjet dhe korrupsionin e familjes kokmadhi/meta, atëherë, ku është prokuroria, ku është Dumani që vetëm ndërroi ksrriken me Krajën, sepse kurrë nuk do ketë hetim për putinin me emër meta/ kokmadhi. Të kam dhjerë o SPAK sepse në fakt nuk ke fakte. Prisni sa ti mbarojë dhe dënimi i Llallës që po e vuan burgun në vilat dhe rezidencat ku investon kokmadhi me rublat ruse, pastaj vjen pushteti juaj dhe shatë breza të ramës, ti fusni në burg. Shqipëri të kam dhjerë, thoshta konica.

    1. Çapo

      El Çapo sulmoi median e top-chenëllit. El Çapo po përpiqet nëpërmjet rublave të bëjë grusht shteti, jo si çështë zakon që bëhet nën fshehtësi të plotë, por hapur, kur faktet janë bërë si plerat që denoncon krye/madhja. Të kamdidojë një njeri që del në kundërshtim me kushtetutën dhe kodin penal si Spiun, si njeri që ka skuza shpërdorimi dhe që populli habitet me kandidimin e tij?, a nuk kandidonte El Çapo, po, e dinin se kush ishte dhe kështu ndodh edhe në Shqipëri. Turp dhe haram, buka, uji dhe ajri, ju të drejtësisë, që i hani këtij populli fukara.

      Lini një Përgjigje