“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit" - Avokati i Ilir Metës: Edhe Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia janë trajtuar me më shumë dinjitet

27 Prill 2026, 13:00Kronika TEMA
“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit" -

Në seancën e parë të themelit, avokati Kujtim Cakrani përsërit para gjykatës kërkesën për të nxjerrë ka kafazi i xhamtë Ilir Metën.

Gjatë fjalës së tij, Cakrani e cilësoi këtë formë trajtimi si poshtëruese, duke theksuar se pengon edhe komunikimin normal mes mbrojtjes dhe të pandehurit.

Cakrani solli në vëmendje edhe procese të mëparshme gjyqësore në Shqipëri, duke përmendur se në të njëjtat salla janë gjykuar figura si Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, të cilët, siç tha ai, janë trajtuar me më shumë dinjitet.

“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit. Është për turpin e të gjithëve, për turpin e drejtësisë së re ky lloj trajtimi. Unë e di që ju do ta rrëzoni, por dua ta argumentoni se si. Unë nuk bisedoj dot me presidentin për sa kohë ndahem me xham.

Ne nuk jemi të barabartë kështu. Siç e kam unë të bazuar kërkesën, e dua edhe vendimin tuaj të bazuar. Në salla si kjo janë gjykuar Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia si kriminelë. Edhe prapë nuk kanë qenë kështu. Janë trajtuar me më shumë dinjitet”, tha Cakrani.

6 Komente

  1. K
    Kujtim Gjiza

    Haaaa o débil avokat , ligji i barabarte per te gjithe ...o njeri me 4 emra e me 6 mbiemra i denuar ne Itali

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Kari ta rrasi

      normalisht kishin me shume sinjitet se ti o hajdut , shiko baxhellen nga fytyra nje here , hajdut dhe debil me pretendime

      Përgjigjjuni
      1. E
        EDI

        Ik ore avokat plehrë. Këtu ai ligj i Nexhmijes dhe Ramizit duhet që për vjedhje te mëdha në shtet te vinte para skuadres të pushkatimit. ( Kjo vlen për te gjitha vjedhjet në shtet nga të dy anët).

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malua

          E paska vrar pak ky burgu fundit,Meten!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bum. Bum

            Pal e ka. Të shohim përfundimin. Mos ësht show i rradhës.

            Përgjigjjuni
            1. A
              A.a

              Avokati qenka per tu fut ne burg vet

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje