Vetëvrasja e 18-vjeçares në Lushnjë! Prindërit: Kishte 1 muaj e martuar, burri e akuzonte për tradhëti

2 Shkurt 2024, 15:27Kronika TEMA
Vetëvrasja e 18-vjeçares në Lushnjë! Prindërit:

Një 18-vjeçare është vetëvrarë sot në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Fier-Shegan, në rrethin e Lushnjës duke pirë fostoksinë.

Familjarët e të ndjerës pretendojnë se bashkëshorti e ka çuar të renë drejt aktit fatal, shkruan mcn.

Pretendohet se bashkëshorti e akuzonte të ndjerën për lidhje jashtëmartesore dhe konfliktoheshin vazhdimisht, ndonëse kishin vetëm 1 muaj të martuar. 

"Shkaku që e çoi në vetëvrasje të renë është bashkëshorti. Të paktën kështu pretendojnë prindërit e saj, që e kishin marrë vajzën në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin.

Kishte zënka të vazhdueshme me bashkëshortin. Ai kishte një biznes dhe ata ziheshin për shkaqe xhelozie.

24-vjeçari e akuzonte për lidhje jashtëmartësore. Vajza është ndjerë në presion dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe ka pretenduar se akuzat e bashkëshortit ishin shpifje, dhe asgjë s’ishte e vërtetë.

Bashkëshorti po ndiqet në gjendje të lirë për shkaktim të vetëvrasjes”, shkruan mcn.

 

Lini një Përgjigje